Dashuri për fshatin tim Rabdishtin

0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Nga: Albert Nesimi


I ngulur në një grykë të thellë sipër llixhave të Peshkopisë, ndodhet fshati im, Rabdisht. Ti dukesh një fshat i humbur dhe i harruar, por për mua ti do të mbetesh një fshat i bukur, sepse në fshatin tim kam lindur, kam jetuar dhe do të jetoj deri sa te vdes.
I rrethuar me male e bjeshkë shumë të bukura, ti o fshati im merr një bukuri magjepse. Je fshat i pasur me pyje e bjeshka të larta, me ujëra të freskëta e të kulluara, me toka pjellore e livadhe të bukura. Klima jote e freskët gjatë verës dhe malet plot gjelbërim tërheqin shumë turistë. Gjatë verës vijnë turistë nga e gjithë Europa! Kerkësa e tyre e lartë e detyroi qeverinë Shqiptare që fshati Rabdisht të jetë ne projektin e 100 fshatrave ne gjithë Shqipërinë.
Për mua je fshati im i dashur, sepse këtu kam prindërit e mi, motrat e vëllezërit e mi, shokët dhe shoqet e fëmijerise. Këtu kam hedhur hapat e para, kam vrapuar në rrugët e sheshet dhe kam lozur me shokët e shoqet e fëmijerisë. Kur isha i vogël bridhja lëndinave e zabelave duke mbledhur lulet e bukura të pranverës, duke bërë xhekëzat për ditën e verës. Sa kujtime të bukura më lidhin me ty o fshat!
Nesër do të rritem, nuk e di ku do të më shpien valët e jetës, por unë
fshatin tim kurrë nuk do ta harroj!
Edhe ti o fshati im ndryshon përditë si e gjithë Shqipëria, rritesh e zbukurohesh, me rrugët e shtruar me kalldrëm. Ashtu siç të duan turistët, po bëhesh o fshati im!
Së shpejti dhe ti o fshati im, të uroj të bëhesh me rrugët e asfaltuara. U zbukurofsh e u rritsh o fshati im i dashur!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %