Dibër, procesi zgjedhor i qetë. Pjesmarrje e ulët votuesish

0 0
Read Time:41 Second

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi pak pas orës 11:00 se pjesëmarrja në votime deri në atë moment, sipas të dhënave të marra nga komisionet e qendrave të votimit ishte diku tek 12 për qind e personave më të drejtë vote.

Shifra e KQZ-së sugjeron një pjesëmarrje të kënaqshme nëse krahasohet me zgjedhjet vendore të katër viteve më parë. Në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, pjesëmarrja deri në mesditë e raportuar nga KQZ në atë kohë varionet nga 9.45 për qind në Qarkun e Vlorës deri në 14.41 për qind në Lezhë.

Në qarkun e Dibrës nuk raportohen të dhëna të sakta por nga verifikimet në disa qëndra votimi vihet re se niveli i votuesve është me të vërtetë i ulët. Nga informacionet e mbërritura procesi zgjedhor po vazhdon i qetë dhe pa probleme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %