Dibër, arrestohet biznesmeni në orët e para të mëngjesit

0 0
Read Time:30 Second

Policia e Dibrës ka ndaluar një biznesmen në lokalin e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Bilbil Gjura, i cili dyshohet si i përfshirë në përplasjen me forcat speciale në orët e para të mëngjesit.

Ndalimi i biznesmenit është bërë në qendër të qytetit, duke terrorizuar të gjithë klientet që ndodheshin në lokal. 

Po ashtu raportohet se nga policia është goditur dhe gazetari Enver Doçi, teksa ishte duke filmuar arrestimin e disa personave. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Oranews.tv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %