Sulmuan KZAZ në Peshkopi, 12 të arrestuar dhe 39 të shpallur në kërkim

0 0
Read Time:1 Minute, 22 Second

Policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa 39  të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.

Sipas Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi të premten, rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Në pranga kanë përfunduar:

• K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan

• M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

• A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr

• F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi

• A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër

• E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër

• J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër

• I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër

• O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

• E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër

• L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

• A. B.,  61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i  materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2 (dënimi nga 5 deri në 15 vjet), neni 236/2 (dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet) dhe neni 326/a (dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet).

a2news.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %