HOTESHI DHE LUFTA E QENOKUT NË FOLKORIN DIBRAN

0 0
Read Time:1 Minute, 56 Second

Nga: Drilon Murrja

Lufta e Qenokut është pasqyruar dhe trashëguar në breza nga folkori Dibran. Për nderin e Isuf Murrës dhe luznakëve që luftuan së bashku me malësorë të maleve të tjera, populli i dibrës i ka kënduar në vargje si më poshtë:

Kënga e Isuf Murrës

U rref teli për këshlla(Shkoi haberi n’at’ kishlla) Isuf Murrja qenka vra! Isuf Murrja paska thanë: -Të pesë djemtë që i kam lanë, Si Dautin e Abdullanë, Pa pague besën se lanë. Daut Murrja një burrë idhnak, Shemën krahinën krejt luznakë, Ka zan pritën n’at Qenok. -Kush u vra në tabe të parë?

-Mane Nurçja, Azhderbar . N’at lëndinë e mbuloi tymi. E mbuloi tymi, e mbuloi flaka. Ban gajret o Hysen Straka! Ahmet Murrja burr azgan Prej n’Trepçë e n’Dovolan, Përmbi turqit nam po ban! -Sel Prethi ku të kam? -Qëndro, Murre, se këtu jam! Shtatë a tetë mbajtun i kam! Kur vikati Deli Mehmeti: -Hik nizam se na gjet kjameti! Gjaku i Sufë Murrës si gjak dovleti, Gjaku i Sufës u la me gjak, Treqind turq u dogjën flakë. Nam po ban pushka e Luznisë, Kundra mbretit të Turqisë!

Kjo luftë është komentuar edhe në anekdotat historike. Ja si na e përshkruan studiuesi i folklorit të Dibrës, Hilmi Kolgjegja luftën e luznakëve në Qenok (shkruar në dialekt): Në luftën e Qenokut, maj Peshpaj, ku luftun’ dibranë e turq, ni luznak i ra disa herë me shpatë ni turku kresë e, e kujtoi të vdekun. Të nesërmen ki luznak bashk’ me ni shok t’vetin erdhën në venin ku qe ba beteja më turqit e ushtarin turk, të coptuem kresë, e gjetën hala gjallë. -A hala gjallë qanka ki turk, -pajti shoku luznakun, kur ti m’thae se i ke ra disa herë me shpatë kresë? -Ki e paska pasun krajet krejt rrashtë –ja kthej i luznaku. Se po t’kishte pasun pak tru, do kishte vdekun.

Banoret e fshatit Hotesh dhe të gjithë Luznisë janë karakterizuar nga mikpritja, trimëria dhe bujaria. Këto veti të fisshme i përshkruna studiuesi Hilimi Kolgjegja si më poshtë:

Bujari e luznakut dhe kanuni -Sa sahan don miku? -Miku don tre sahana. Sahani i parë: ’’T’i thush bujrum!’’ Sahani i dytë: ’’T’i bësh muhabet’’ Sahani i tretë; ’’Ta përcjellësh deri sa ta nxjerrish prej katunit tand’’.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %