Arbër Xhemali dhe Marjus Dervishi (Zebervoki) sjellin për publikun filmin më të ri në treg “Sedër“
Kush e njeh Arbër Xhemalin në mendje të vijnë pamje kampioni, me nje trup dhe muskuj të fortë në skena ku fiton gjithmonë medalje dhe kupa. Ai është disaherë kampion brënda dhe jashtë vendit në sportin e “Bodybuilding”. Dikur e shihnim si sportist të suksesshëm por nga fillimi i korrikut Arbër Xhemali vjen si aktor kryesor në filmin më të ri që do të shfaqet në kinematë Shqiptare. Filmi me një titull tipik i sjelljes së një shqipëtari vjen me risi të reja. Filmi “Sedër” me regji të të riut Marjus Dervishi apo sic njihet ndryshe me pseudonimin “Zebervoki”.
Një film mjaftë i vecantë dhe një risi në kinematografinë shqiptare ku trajtohen mjeshtërisht problematikat e përditëshme në versionin komedi, aksion dhe dramë. Nisur vetëm nga titulli Arbëri tregon për DibraON se spektatori do ta presë mirë këtë film pasi realiteti jonë ku ne jetojmë do të shfaqet dhe gjithsecili do të gjejë veten aty.
Marjus Dervishi ose siç njihet nga publiku si Zebervoki në rolin e aktorit dhe regjizorit premton se filmi do të shfaqet në fillim te korrikut në kinematë tona dhe jo vetëm. E vecanta dhe jo më pak e rëndësishmja në këtë film është pjesmarrja e aktorit të madh Mehdi Malkaj i cili me mjeshtrinë e tij i jep shumë vlerë këtij filmi.
Filmi “Sedër” i regjizorit Dervishi ka në thelb problematikat e përditëshme që hasim në jetën tonë të përditëshm. Gjithcka nis pas një shërri me dy fëmiëve duke filluar më pas deri tek përdorimi I armëve. Historia ku Mehdi Malkaj, Arbër Xhemali, Marjus Dervishi e shumë aktorë të tjerë sjellin para shikuesve filmin më të ri Aksion, Komedi dhe Dramë.
Nga:Samet Zagradi|DibraON|