Profil/ Kandidati për Bashkinë Dibër nga Partia Socialiste
Në listën zyrtare të dalë nga Asambleja e Partisë Socialiste në përzgjedhjen e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit, rezulton edhe ai i Dionis Imerajt, për Dibrën.
Imeraj është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomikut dega “Menaxhim Biznesi” dhe po ashtu ka mbaruar masterin tek në një universitet privat në Tiranë për Financë dhe “Menaxhim Risku” dhe ka bërë disa kualifikime.
Po ashtu ai ka drejtuar institucione të rëndësishme bankare dhe në agjenci ndërmjetësimi. Ai njeh mirë Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Po ashtu ai ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm dhe më pas ka drejtuar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.
Pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij në një reagim në rrjetet sociale, ai dhe një mesazh për të gjithë qytetarët e Dibrës, teksa thotë se qëllimi i tij i vetëm është të ecin përpara për të kaluar çdo sfidë, dhe për të rikthyer krenarinë e burrave të mençur që kjo zonë ka sjellë.
Mesazhi i Imerajt për qytetarët:
Të dashur bashkëqytetarë të mi dibranë, miq,dashamirës e kolegë! Më lejoni që t’ ju shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time për secilin nga ju që nuk e kursyet urimin dhe mbështetjen tuaj edhe sot ! Si djalë i Dibrës, rritur mes virtyteve e vlerave te vërteta , pranova sot me krenari e njëkohësisht dhe përgjegjësi kandidaturën per Kryetar Bashkie ne Dibër !
Ju jam falenderues te gjithëve ju ,qe besuat tek une për qëllimin tonë të përbashkët ! “ Të ecim përpara ! “Të punojmë e të kalojmë së bashku sfidat për Dibrën krenare, për Dibrën e burrave të mencur, për Dibrën e progresit ! Me ju në krah, bashkëqytetarët e mi te dashur , hap pas hapi do të bëjmë realitet ëndrrat e dibranëve , pa dallim ! Me besimin dhe suksesin e sigurt do t ‘ja arrijme ! Bashkë do ja dalim !
Imeraj është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomikut dega “Menaxhim Biznesi” dhe po ashtu ka mbaruar masterin tek në një universitet privat në Tiranë për Financë dhe “Menaxhim Risku” dhe ka bërë disa kualifikime.
Po ashtu ai ka drejtuar institucione të rëndësishme bankare dhe në agjenci ndërmjetësimi. Ai njeh mirë Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Po ashtu ai ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm dhe më pas ka drejtuar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.(F.GJ/FAXWEB.AL)