Read Time:35 Second
Në ditën e sotme shumë banorë të zonës dhe të ardhur nga qyteti i Peshkopisë protestuan pas disa herësh për ndalimin e punimeve për ndërtimin 4 HEC eve në Lumin e Setës. Bukuritë natyrore të papërsëritshme pas këtyre veprave do të mbesin vetëm në kujtimet e banorëve apo të ndonjë vizitori të rastit.
Banorët duket se janë lodhur nga kjo situatë duke mos marrë asnjë prëgjigje pozitive për ndalimin e punimeve.
Sot në protestën e bërë banorët advokuan këtë problem që sipas tyre është jetësorë dhe nëse ky ujë merret ato rrezikojnë shumë.
Kujtojmë që në Dibër nuk është vetëm Seta një projekt për ndërtimin e Heceve por shumë bukuri natyrore po shkatërrohen dita ditës.