Kohët e fundit po shohim gjithmonë e më shumë që në Dibër të praktikohet një sport i vecantë dhe mjaftë i bukur sic është ai i “Paragliding” ose sic njihet ndryshe ne gjuhën më të thjeshtë fluturimi me parashutë. Ky sport e ka origjinën në Francë dhe është mjafë i populluar pothuajse në të gjithë vendet e botës. Dibra sipas specialistëve të këtij sporti është një vend shumë i përshtatshëm pasi terreni malor e favorizon jashë mase këtë sport. Vëndet më të frkuentuar nga sportisët e këtij sporti në Dibër, janë mali i Korabit, maja e Zimurit, bjeshkët e Ilnicës, Bugjineci edhe shumë pika të tjera që dita ditës po zbulohen duke I dhënë këtij sporti vlerë në vendin tonë.
Gëzim Elezi mësues në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi dhe njëkohësisht i vetmi licensuar për ushtruar këtë sport rrëfen eksluzivisht për DibraON.com disa nga kuriozitetet e këtij sporti ku mes të cilave tregon që adrenalina që të jep ky sport është e jashtëzakonshme. -Dibra me të vërtetë është fantastike, por kur e sheh atë nga lartë, kur sheh luginën e Drinit dhe qytetin vendi jonë është shumë herë më I bukur. Pastërtia dhe qartësia e ajrit mbi Dibër na kthen shumë herë rrespektin për të duke na bër ta duam më shumë atë. Nëse duhet të fluturosh duhen studiuar mirë rrymat e ajrit, duhet te jesh I qetë shpirtërisht dhe fizikisht. Eshtë e këshillueshme të shikohet gjithmonë moti para se të nisesh të fluturosh për të rritur më shumë sigurinë fizike:- shton më tepër ai.
Gëzimi është licensuar nga “Association of Paragliding Pilots and Instructors” APPI schools dhe prej disa vitesh e ushtron në mënyrë intensive këtë sport. I pyetur nga gazetarët tanë ai tregon se ky sport është disi I kushtueshëm pasi parashuta kushton më pas pjesa tjetër e ushtrimit të këtij sporti është me kosto zero. Lartësia maksimale qe 30 vjecari Elezi ka arritur ka qenë 2010 metra dhe sipas rrymave të ajrit varet dhe koha e qëndrimit në ajër duke shijuar pamjet. Interesi për këtë sport duket se sa vjen dhe rritet pasi malet tona janë shumë favorizuese për ushtrimin e këtij sporti. Në Shqipëri janë zhvilluar kampionate të rëndëssishme si pasojë e këtij favorizimi. Në Dibër Gëzim Elezi dhe Pajtim Vranici janë dy personat që ushtrojnë më shumë këtë sport duke na sjelle pamje mahnitëse nga lart dhe duke prmovuar bukuri që nuk janë parë më parë vndin tonë.
Të rintjë duhet të merren cdo dite me cdo lloj sporti, por ky sport ëshë mjaftë I vecantë dhe të ofron cdo herë emocione të reja. Fatmirësisht cdo ditë e më shumë ka kërkesa nga të rinjtë për u marrë me këtë sport dhe ky është një indikacion mjaftë pozitiv pasi Dibra ka nevojë për promovim dhe ky sport do ta ndihmonte shumë atë:- përfundon Gëzim Elezi duke dhënë një mesazh mjaftë të qartë për të rintjë dhe jo vetëm.
Pregatiti: Samet Zagradi_ DibraOn.com