Engjëll Hoxha sjell për publikun dibran shfaqen “Iku leku për lesh”

0 0
Read Time:52 Second

E kush tha që estrada profesioniste e Dibrës nuk egziston? Është shumë i vërtetë fakti që nuk është aktive, nuk ka fonde dhe publikut i mungon skena e magjishme e pallatit të kulturës Dibër.
Të rinjtë duket se po përpiqen të risjellin magjinë e dikurshme të estradës me shfaqje humori e muzike tradicionale.
Engjëll Hoxha, aktori dhe regjizori i lindur në Dibër por që po futet thellë në rrugën e artit shpesh vë në skenë shfaqje për publikun fantastik dibran. Komedia e rradhës me një titull humoristik “Leku iku për lesh” nën regjinë e Engjëll Hoxhës dhe aktorët: Aleksander Kondi, Denardo Neziri, Agim Skara dhe Engjell Hoxha mbushën si rrallë herë plot sallën e pallatit të Kulturës Peshkopi duke mbajtur me të qeshura rreth një 1 orë e 30 minuta publikun dibran.
Prezantusja e talentuar Lorena Alia, këngëtarët Gesara Haka dhe Eduart Hoxha e orkestra e estradës nën drejtimin e Faik Vojkës i dhanë një hijeshi  kësaj shfaqje e cila do të jetë edhe në datëb 20 Prill.

Për DibraOn.com Samet Zagradi

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %