Me pak lekë, bën qejf dhe shijon ushqim bio në Ujmirë të Kalasë së Dodës

0 0
Read Time:55 Second

Me shumë pak lekë, një shoqëri e mirë dhe një makinë  mund të kalosh një ditë fantastike  duke ngrënë ushqim plotësisht bio.
Bëhet fjalë për një vend të quajtur Ujmirë, një restotant modest por me produkte të cilat vështirë se mund ti gjesh edhe në restorantet më të mira në botë, për sa i përket cilësisë dhe vlerave ushqimore.
Gjendet buzë rrugës Peshkopi-Kukës në afërsi të Kalasë së Dodës në fshatin Ujmirë, ku përballë të shfaqet një pamje qetësuese dhe ku mushkëritë me kapacitet të plotë mbushen me ajrin e pastër të malit.
 Mishi, kosi, sallata e zariete të ndryshme të gatuara mjeshtërisht  nga duart e zonjave të shtëpisë duke ruajtur traditat të shfaqen në tavolinën tënde e duke mos u ngopur duke i parë.
Në pak kohë ky restorant modest punon me pronotime pasi çdo produkt në atë kuzhinë bëhet më çast duke ruajtur shijen dhe vlerat usbqyese.
Nëse ju dëshironi të kaloni një të djelë të pa harrueshme, me pak lekë e me një kënaqësi të pa përshkrueshme shijeje shkoni vizitoni atë vend që zoti nuk ka kursyer asgjë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %