Braktiset fshati Krajkë

0 0
Read Time:45 Second

Prej tre dekadash zonat rurale vijojnë të braktisen nga banorët për shkaqe nga më të ndryshmet. Por situata shqetësuese është për shkak të braktisjes nga rinia. Këtij fati nuk i kia shpëtuar as fshati Krajkë në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës. pamja e fshatit është vërtetë e trishtueshme teksa sheh banesa të rrënuara, të vjetëruara e mbi të gjitha që në to nuk banon askush. I vetmi banor që takojmë në këtë fshat jo shumë larg rrugës nacionale, është Ibrahim Nela. Ai na tregon se si mungesa e vëmendjes nga qeveritë dhe pushteti vendor i ka detyruar banorët të largohen në mënyrë të vazhdueshme. Sipas tij, fshati tashmë ka marrë një pamje të frikshme, sikur banesat e rrënuara të përpijnë.Sipas banorit Ibrahim Nela, dikur fshati banohej nga rreth 500 banorë, ndërsa sot ka më pak se 100. (Marrë nga Bulqiza tv)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %