Ditën e sotme një përson me inicialet B.C, është arrestuar ne zonën kufitare të Bllatës. Arresitmi u bë i mundur nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana.
Shtetasi B. C, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, kishte lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C, për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Arrestimi u bë u publik me anë të një njoftimi nga Policia Vendore Dibër.
Njoftimi i plotë:
Dibër
Kapet dhe arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi në Gjermani
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit B. C, 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhërin e arrestit për shtetasin B. C, për veprat penale “Vjedhje ” dhe “Mashtrim kompjuterik”
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.