Read Time:34 Second
Po shohim çdo ditë persona të cilët nuk bëjnë punë tjetër, veçse mundohen të japin, shesin apo zgjedhin mend duke kritikuar në çdo lloj mënyre punën e të tjerëve.
Kjo kategori e njerzive mundohen të jenë të gjithanshëm e të shfrynë dufin e të kalojnë në ekstazë me cdo lloj situate duke dhënë mendimin edhe kur nuk ua lyp asnjë nevojë.
Përpjekjet për të qenë në qendër të vëmendjes nga një karrige e përballë makjatos duke u dhënë mend njerzëve nuk është mënyra e duhur për tu bërë i njohur.
Nëse ti punon në heshtje nuk ka nevojë që të bërtasësh për të të parë sepse puna jote do ulërasë për ty.