❌Dibër, Bulqizë, Mat 👮🚔
✔Policia Rrugore e D.V.P.Dibër prej 48 orësh , po zhvillon një operacion në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim kontrollin dhe sigurinë që paraqesin automjetet e transportit publik për udhëtarët.
✔Janë ushtruar kontrolle me drager tek drejtuesit e automjeteve për të parë nëse kishin konsumuar e pije alkoolike apo jo.
✔Gjatë këtij operacioni janë vendosur gjithsej 110 masa administrative, nga këto 41 janë dërguar për komision, dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
❌Janë tërhequr 4 leje drejtimi
Janë bllokuar 2 motorçikleta dhe 1 automjet.
❌ Është arrestuar 1 drejtues mjeti, si dhe është proceduar penalisht një tjetër.
❌Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim pasi qëllimi i Policisë Rrugore, është rritja parametrave të sigurisë në rrugë për udhëtarët dhe të gjithë përdoruesit e rrugës!