E kush nuk e mban mend ish sulmuesin e K.F Korabit Oli Merdini i cili me shpirtin luftarak shpeshherë ka qenë shkaku i fitoreve të ekipit tonë. Ai që në ndeshjet e para rrëmbeu zemrat e tifozëve dibranë, që për të thënë të vërtetën ishin një ndër të vetmit tifozë që mbushnin stadiumin plot.
Ai luajti për disa sezone me ekipin e Korabit ku në sezonin 2014-2015 shënoi 10 gola dhe disa asist duke u bërë një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Në fazën e dytë Merdini kaloi tek ekipi i Vorës ku në 8 ndeshje ishte autor i 10 të golave ku më pas u bë dhe kapiteni i ekipit të kësaj skuadre ku për fat të keq gjysmën e sezonit e kaloi jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.
Pas dëmtimit ai u aktivizua tek Spartaku i Tiranës më pas në ekipin e Tërbunit të Pukës ku janë kampionë të kategorisë së dytë dhe Merdini golshënuesi më i mirë me 13 gola.
I pyetur nga DibraOn.com ai na tregon se për momentin është i përqëndruar vetëm tek ekipi i Tërbunit për të arritur objektivin. Për sa i përket ekipit të Korabit ai thotë që më qan zemra dhe dua të luaj sërish aty por kjo varet nga drejuesit e klubit!
Për DibraOn|Samet Zagradi