Panuçi na jep dorën. Ish trajnri Napolit në lupën e FShF

0 0
Read Time:50 Second

FSHF shkarkon Panuçin, Kombëtarja do drejtohet nga Bulku dhe Mema
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Kristian Panuçi. “E falenderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në reagim.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë, që do luhet pas dy ditësh, do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual. Bulku dhe Mema do të drejtojnë përkohësisht skuadrën deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri.
Shkarkimi i Panuçit vjen pak orë pas humbjes së Kombëtares Shqiptare në përballjen me Turqinë në ‘Loro Boriçi’. Edhe tifozët në stadium kërkuan mbrëmë largimin e trajnerit nga stoli kuq e zi.
Ndërkohë, në media po raportohet edhe për trajnerin e ri të Shqipërisë, ku emri i ri është Edi Reja, ish-trajneri i Napolit, që ditën e djeshme ka zhvilluar takim me Armand Dukën, kreun e FSHF-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %