Fushë-Bulqizë, trasferim pronësie i pyllit për të ndërtuar hec-e

0 0
Read Time:2 Minute, 6 Second

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, i ka kërkuar Bashkisë Bulqizë, transferimin e pronësisë së fondit pyjor-kullosor në fshatin Koçaj dhe Dragu, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, me vendim të Këshillit Bashkiak, për ndjekjen e procedurave për heqjen si pronë në varsi të bashkisë dhe kalimin në pronësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për t’i hapur rrugë dhënies së lejes mjedisore për ndërtimin e dy heceve në këtë zonë.

Një hap i tillë po merret në mungesë të plotë transparence për banorët e zonës. Leja për ndërtimin e dy heceve do të çojë në shkatërrimin e një mrekullie natyrore si pyjet në këtë zonë dhe rrjedhat ujore si pjesë e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”. Pas pyjeve, mafia e ujit dhe shkatërrimit të natyrës është në aksion.

Banorë të Fushë – Bulqizës, nesër duhet të mblidhen masivisht përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, (nga ora 11:00 deri në orën 13:00) për të ndaluar që pronësia e masivit pyjor-kullosor të kalojë në varsi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit që më pas të jepet leja mjedisore për ndërtimin e heceve. E keqja nuk ka krahinë, fe dhe ngjyrë! Duhet të ndalohet sa nuk është vonë!

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, nesër (e martë, datë 19 mars 2019) duhet t’i thonë jo një kërkese të tillë që kërkon të shkatërrojë një mrekulli natyrore në dëm të komunitetit të kësaj zone. Në të kundërt, do t’a mbyllin këtë legjislaturë që edhe pak muaj ju ka mbetur, me turp. Pas pyjeve, uji dhe natyrore e kësaj zone janë të shenjta. Nuk preken. I përkasin turizmit dhe banorëve të kësaj zone, jo mafias së kromit që paret e fitura në mënyrë jo të ndershme nga gjaku i të rinjve që punojnë në miniera, t’i investojë në shkatërrimin e natyrës dhe në dëm të një komuniteti!

Administratori i njësisë Fushë-Bulqizë nesër në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duhet të dalë kundër një kërkese të tillë për transferimin e pronësisë nga bashkia tek Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, që kjo e fundit t’i hapë rrugë ndërtimit të heceve. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi gjithashtu të dalë kundër, së paku t’a mbyll me diçka të mirë një katër vjeçar në krye të bashkisë, që një gjë të hajrit nuk e bëri.

Opozita e Bulqizës, pa ngjyrë dhe pa dallim, nesër të tregojë se është me banorët dhe interesin e tyre dhe jo të shkatërrimit. Të mos lejohet ajo që i është bërë Liqenit të Zi në Valikardhë edhe në Fushë-Bulqizë.

Marrë nga Welcome to Bulqiza

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %