Një prej mediave ndërkombëtare që ka pasqyruar protestën është dhe “The Washington Post”.
Foto nga protesta e opozitës 16 mars 201916 Mars, 2019 12:43
TIRANË- Opozita e bashkuar ka nisur protestën e saj të 5-të të zhvillaur në muajin e fundit dhe kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Kjo protestë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë bërë një pasqyrim të plotë të saj. Një prej mediave ndërkombëtare që ka pasqyruar protestën është dhe “The Washington Post” e cila shkruan: Mijëra protestues kërkojnë që qeveria të largohet.
SHKRIMI I PLOTË
Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë të cilën e akuzojnë se është e korruptuar e lidhur me krimin e organizuar.
Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Opozita, ligjvënësit e të cilëve kanë hequr dorë nga mandatet, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe u ka kërkuar të ulen në bisedime.
Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, me Policinë që vendos gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.
(DibraOn.com)