Mbi akisomën
Nëse njeriu e paranon aksiomën e parë: “Zoti është një dhe njeriu është rob i tij”, (që unë e kam pranuar me kohë) në një rend zbritës, të gjithë hierarkinë e mendimeve dhe ideve ai e ndërton mbi këtë aksiomë. Pra kjo do të thotë se çfarë urdhërohet nga Lart, njeriu e merr si detyrimisht të mirëqenë. Nëse dikush refuzon aksiomën e parë e ka refuzuar komplet botëkuptimin religjioz. Ndërsa nëse nuk zbaton urdhërat, pra zë e i shmang, sapo ka nisur shtyrjen tutje të aksiomës së parë, atë të besimit, dhe shpejt e shpejt gjërat mund të gremisen.
Ka një dualitet të pandashëm mes efuroisë që ndjellin mediat sociale, dhe dëshirës së njeriut për sadopak protagonizëm. Ky dualitet rron tok me një aspekt tjetër që e bën njeriun sot të duket ndryshe, ky është trendi. Tredi bëhesh duke pranuar një nga tre aksiomat makro që shoqëria jonë (me ëndërrën për të qenë moderne, pra trendi) i ka renditur si më poshtē:
a) të mbështesësh kauzat e komunitetit LGBTI, dhe zërat e tyre t’i trumpetosh, lajmet për ta/o t’i pomposh dhe ngjarjet sigurisht duhet t’i inkuadrosh në shpinën e diskriminimit.
b) të jesh jo religjioz, dmth laik, ose ku ma gjen të jesh edhe ateist, dhe kështu ta ndërtosh ligjërimin tënd publik kundrejt shumicë, sërish në bazë të diskriminimit, ose më tej të përqulljes (gjoja viktimizuese) dhe në samarin e menjdes së hapur (mendja e hapur/si bidon i shpuar).
c) të flasësh për drogën (hashashin dhe motrat e tij të mëdha), anipse nuk je konsumues, vetëm fol për të ose futja ndonjë rime (duke ëndërruar të bëhesh si Tupac, por nuk do ia arrish dot kurrë) pastaj dil në youtube dhe instagram.
Ka edhe një aksiomë tjetër: d) të jesh pjesë e një forumi rinor partiak ose e shoqërisë “cilivile” ( që prap destini është antarsia e partisë). Por kësaj nuk i kam shumë besën sepse kjo do shumë investim në kohë dhe energji, kështuqë le të merremi me tre aksiomat që na çojnë në modernizmin shqiptar.
Nese pranon secilën nga këto aksioma i ke çelë shtigjet për të pranuar të tjerat dhe një kohësisht ke vendosur një paradimgë për të ndërtuar famën (e trumpetuar) modernisht, trendisht. Sigurisht në këtë mes luan rol të madh media.
Natyra konfliktuale e medias dhe pseudoantikonformizmi
Ne që merremi me median e dimë fuqinë e saj siç dimë edhe modelin ekonomik të saj. Media në vetvete mishëron modelin e biznesit si çdo biznes në botë. Pra blen dhe shet.
Nëse marrim një rast banal, mund të ndërtojmë një analogji fare lehtë të kuptueshme. Në një pazar, ai që bërtet më shumë, ai që kërthet e çirret për produktin e vet, paçka se cilësia lë për të dëshiruar, arrin ta shesë gjënë e vet. Kështu edhe media, shpesh nën petkun e vet të informimit dhe rolin e watch doog-ut, kërthet e shet gjëra pa pikën e vlerës ndaç për të mirën (të keqen) publike ndaç për të mirën (të keqen) e pakicave.
Por njeriu i medias, pra gazetari, showman-i është ai që kërthet e bërtet më shumë. Të kërthasësh dhe të çirresh para publikut duke vënë një mesazh kundra shoqërisë (kulturalisht dhe kontekstualisht) me idenë e kulluar se fundi yt janë klikimet, ky nuk ngjan si antikonformizëm, por më shumë si mediokritet, pra pseudoantikonformizëm. Gjë që bëhet bajate dhe shumë herë qesharake.
Tashmë temat për seksin po zbehen, i folëm në tavolina, emisione, telenovela e kudo. Kështu, tabuja (pra antikonformi) është seksi brenda gjinive. Ajo që më shqetëson është: pasi të konsumohet edhe kjo çfarë do bëjnë polemizuesi, ndjellësit e debateve (se për këta është e vështirë të flasin për tema pa seks e fe, duke i vënë ballë për ballë në konflikt- tytë më tytë)?
Ku është e keqja?
Në llogoren e tyre le të bëjnë ç’të duan, le të flenë me kë t’iua ketë ënda. Nuk ka askush të drejtë t’i gjykojë sjelljet e tyre, por duhet të prehim vigjilencën tonë për kohën ku gjendemi. Por s’kanë pse na imponohen kur në ndërkohë ne nuk pretendojmë t’i imponohemi. Për kundrazi ata kanë qëllim të çrrënjosin gjithë traditën tonë.
Le të shkojmë më tutje e t’ia heqim frerin imagjinatës: do duan pastaj një “hoxhë” nga LGBTI në emër të diskriminimit, do duan “grua lezbike” në krye të xhemateve pikërisht për hall të feminizmit delirant. Do duan mandej që prindërit t’i quajnë me numra 1 dhe 2, ose A dhe B. Do duan 50% në paralament të jenë nga LGBTI, edhe në media gjithashtu edhe në shkollë mësuesit të kenë një përqindje nga komuniteti. Pra mund të kemi një edukator që do ju thojë fëmijëve tanë që familja përbëhet nga (babi burrë) A ose 1 dhe nga (babi burrë ) B ose 2 dhe nga (fëmja çun) C ose 3, Hajde matematikë hajde. Hmmm tingëllon komplet bythëmbrapsht.
Nuk duhet t’i japim kujt të drejtën për të na mohuar të drejtën që ne të quhemi baba dhe nënë. Duhet t’i edukojmë djemtë tanë me lëndën, materien dhe natyrën. Aty do të gjendet religjioni, absolutja, femra dhe mashkulli ashtu siç i krioji Zoti.
E keqja më e madhe janë ata të cilët trumpetojnë rrejshëm idetë liberale. Një pjese nga këta anëtarët e shoqnis cilivile e bëjnë për ndonjë grant projekti ose ma keq për të fituar sadopak kënaqësinë e protagonizmit.