DRITËRO AGOLLI:
“Hazis Ndreu, miku im, mjeshtër i humorit dibran. Sot e kësaj dite si ai nuk gjen më. I papërsëritshëm, i papërtuar, modest dhe shpirtmirë”
MOIKOM ZEQO:
“Hazisi është unik. I veçantë, i rrallë në çdo krijimtari të tij, ku ka tërhequr vëmendjen e shumë shkrimtarëve me mënyrën e veçantë të të rrëfyerit, duke qenë një nga pasuritë më të mëdha në rrafshin e ligjërimit, jo vetëm kombëtar, por ndoshta edhe europian”
AGRON TUFA:
“Hazis Ndreu ishte ‘magu’, i cili me prekjen e tij magjike e ngre peshë zemrën e çdo dibrani, pasi arti i tij i flet atij për gjërat më të vyera të pajës më të vyer shpirtërore… Thjesht, Hazis Ndreu arriti shumë shpejt ta ngrejë në nivele kombëtare e ndërkombëtare emrin e artit dhe mençurisë së Dibrës. Ne kemi pasur fatin që jemi përfaqësuar si kulturë përmes një artisti si ai”
DibraOn.com