Zgjidhet kreu i ri i Komunitetit Mysliman

0 0
Read Time:51 Second

Bujar Spahiu është zgjedhur kreu i ri i Komunitet Mysliman të Shqipërisë në zgjedhjet që u zhvilluan sot.

Bujar Spahiu mbante më parë postin e nënkryetarit të KMSH dhe u zgjodh sot në krye të këtij institucioni me 59 vota.

Në garë ishin myftiu i Tiranës Ylli Gurra që mori 26 vota dhe myftiu i Lushnjës Gramoz Blliku, i cili mori 2 vota.

Bujar Spahiu është kryetari i 10 i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndërsa u shpreh pas fitores se ndihet i nderuar, por edhe i vendosur para sfidave.

“Më keni nderuar e më keni vënë përpara vështirësisë. I lutem Zotit të jem i drejtë në këtë detyrë të vështirë. Lutuni Zotit që të ma bëjë më të lehtë këtë barrë. KMSH  në lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve”- tha ai.

Kujtojme se Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara për një mandat të dytë 5-vjecar në krye të KMSH. Gjithashtu edhe Myftiu i Kukësit Islam Hoxha u tërheq nga gara.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %