Shpëtim Toska: Talentet shfaqen në fusha, jo në salla interneti

0 0
Read Time:3 Minute, 46 Second

“Për shkak të problemeve në biografi në sistemin

e atëhershëm, nuk m‘u lejua të ndiqja arsimin

e lartë. Po të mundja të ktheja kohën

mbrapa do bëja të pamundurën

që të mbaroja universitetin.”

“Ndër 280 gola që kam realizuar në karrierën

time, goli i parë kundër Krujës më ka

dhënë emocionet më të veçanta.”

Intervistoi: Sashenka Ndreka

Ju jeni cilësuar si futbollisti më I mirë dibran I gjithë kohërave, si ka nisur kjo karriere e madhe në një qytet të vogël?

Që në moshën 12 vjeçare loznim në fushat e lagjes.  Nga këto fusha u hapën klasat sportive. Aty u përzgjodha  për një spartakjatë në Durrës, ku zura vendin e nderit. Në këtë aktivitet u përzgjodha si lojtar pranë skuadrës së të rinjve të Korabit. Atë vit Korabi doli në kategori të parë. Që aty nisi karriera si futbollist me të rriturit e Korabit, ku për 9 vjet rresht pretendonim të lëviznim nga kategoria e dytë në të parën. Gjatë kësaj periudhe me pasion të madh kam punuar gjithë kohës jashtë stërvitjes.

Mund të sillni për lexuesin kujtimet e ndeshjes së parë të rëndësishme për karrierën tuaj, si dhe emocionet e golit të parë?

Në moshën 17 vjeçare u aktivizova  në grumbullin e kategorisë së tretë në Shijak, ku u përballëm me Krujën. Arrita të shënoj një gol, që na kualifikoi për në kategori të dytë. Ndër 280 gola kam realizuar në karrierën time, ky është goli që më ka dhënë emocionet më të veçanta.

Keni ndërprerë  karrierën futbollistike për shkak të një dëmtimi në  këmbë. Si  e pritët lajmin që ju nuk mund të luanit më?

Gjatëe karrierës futbollistike kam patur jo vetëm fitore, por edhe demtime. Në një ndeshje kupe me Vllazninë e Shkodrës theva këmbën e djathtë. Për tre muaj prita rigjenerimin e këmbës. U ktheva përsëri pas tre muajsh me Korabin, por s’isha më i njëjti.

Ju kanë kërkuar në formacionin e tyre skuadra me emër, shqiptare dhe ato të vendeve fqinje. Pse nuk e tradhëtuat asnjëherë Korabin?

Në periudhat e sistemit komunist ndikonte ana biografike në karrierë. Gjatë kësaj kohe kam qenë afruar me Dinamon, Partizanin etj. Për arsye biografike më kthenin përsëri me Korabin. Pastaj me ardhjen e demokracisë, në vitet ‘92-‘94, u aktivizova pranë ekipit të Korabit të Dibrës së Madhe në Maqedoni.

Nëse do mundnit të kthenit kohën mbrapa, çfarë do të ndyshonit?

Për shkak të problemeve në biografi në sistemin e atëhershëm nuk m‘u lejua të ndiqja arsimin e lartë. Po të mundja të ktheja kohën mbrapa do bëja të pamundurën që të mbaroja universitetin.

Pas aksidentit që ju largoi nga futbolli, ç’drejtim mori jeta juaj profesionale? Me ç’merreni aktualisht?

Pas futbollit jam marrë me biznesim tim privat dhe kam trajnuar ekipin e Korabit për futboll. Aktualisht jam zëvëndës trainer i Korabit.

Cili është vlerësimi juaj për gjenden aktuale të skuadrës së Korabit?

Ekipi i Korabit ka si lojtarë djem shumë të rinj në moshë, ku mosha mesatare është 18 vjeç. Pavarsisht nga mosha i japin një vlerësim maksimal stërvitjes. Në krahasim me punën që bëhet me ekipin e Korabit futbollistët nuk shpërblehen aspak. Mbase kjo ka ndikuar që Korabi të jetë në mes të tabelës.

Nga eksperienca juaj e konsiderueshme në fushën e futbollit, cili mendoni se do ishin pikat kyçe që do mund të shpëtonin sportin dibran nga venitja që po pëson vitet e fundit?

Që të arrish të krijosh gjenerata të ndryshme të futbollit duhet patjetër të kesh fusha të vogla pranë lagjeve ku fëmijët të mund të shkëputen nga inerneti dhe tekonlogjia e të shfaqin talentet e tyre në fusha të ndryshme të sportit. Gjithashtu, hapja e klasave sportive në shkolla, gjë të cilën na e kanë premtuar dhe shpresojmë të realizohet së shpejti është një faktor kyç në zhvillimin e sportit.

Djali juaj po ecën në hapat e tu, ishte dëshira juaj, apo zgjedhja e tij personale?

Ishte dëshira e tij personale. Talenti nuk dhurohet, nuk fitohet por lind me personin. Por që të shfaqet ky talent duhet shumë punë. Besoj vetëm në këtë pjesë mund të jetë shtysa ime.

Çfarë mesazhi do ju drejtoje të  rinjve të apasionuar pas sportit?

Për sportistët e rinj, sa më shumë vullnet, punë e palodhur dhe stërvitje.

Shënim: Intervista me ish sportisin e Korabit, Shpëtim Toska, është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të gazetës “Rruga e Arbërit” me faqen sociale në FB “Peshkopi,Dibër,Albania”. Ajo do botohet edhe në faqen në internet http://peshkopidiberalbania.wix.com.

DibraON.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %