0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Ajo ishte femija i pare i familjes,
Vajze;
si nje lum qe nuk derdhet ne det,
ose si pema e fikut ne cep te oborrit, 
qe frutet i hedh ne kopeshtin e komshiut.

Por ata ishin akoma te rinj dhe vitet do sillnin patjeter
nje trashegimtar,
qe te mbartte mbiemrin e familjes ne kujtesen gjenealogjike
dhe te mbante porten e kulles hapur.

Ajo, megjithate, nuk deshperohej nga deshtimet e njepasnjeshme te se emes,
Te njembedhjeta vajza,
Qe nuk lindnin por humbnin neper erresira te çuditshme
Nje mallkim, urrejtje a perdhosje ligjesh te shenjta,
Nuk mund ta dish me siguri se cfare te ka rezervuar fati.

Vellai do vinte,
Ajo e kishte projektuar ne endrrat e saj
Dhe i kishte dhene edhe nje emer: “Drin”,
Nje lum qe rrjedh ne det
Dhe kur bashkohet nuk ndryshon emrin e tij.

Por vellai nuk erdhi edhe pas 11 deshtimeve
Dhe ajo filloi te shqetesohej
Kur nje dite i ati u vonua te kthehej ne shtepi
Kurse e ema kerkoi tjeter fat,
Qe ndoshta do i sillte trashegimtar dikujt tjeter.

Vite me vone ne maternitetin e qytetit
I kerkuan te gjeje nje emer per djalin
Qe priste te lindtte
Por ajo heshti.

Se tek e fundit
Nga mund ta dinte ajo qe Drini do vinte
Dhe pas kaq vitesh
Ai, me siguri, do derdhej ne tjeter det.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %