Janë të rrallë ato artistë
që nuk e anashkalojnë artin e vërtetë muzikor, megjithëse nuk është e lehtë.
Kështu e themi kur dijmë se në këto kohë arti është përfshirë në pazarllëqe,
duke u kthyer në diçka tejkaluese që e merr koha. Për këtë arsye, ngelen të
pavdekshëm artistët e mirëfilltë sepse, ata kanë ngritur imazhin e atillë që i
bën ballë çdo kohe e furtune. E tillë është dhe këngëtarja e madhe e këngës
dibrane Vera Laçi, e cila prej vitesh ka sjellur hite që edhe sot i risjellin
artistët e ri.
Vera ka bërë një pauzë dyvjeçare për shkak të tragjedisë së
djalit të saj, të cilën e ka përcjellur me këngën e sjellur para pak kohësh
“Lotët mos m’i fshini”. Pyetur se si e kalon një ditë të zakonshme,
Vera me lotë në sy na rrëfen: “Një ditë e imja e zakonshme nuk fillon sikur
nënat e tjera, pasi unë ngrihem ndryshe në mëngjes, e dërmuar me dhembjen e
madhe që më kaplon, por që mundohem t’i jap më shumë forcë vetes. Unë birësova
Dean e vogël, të cilës përveç dashurisë së madhe që dua t’i jap, duhet edhe t’i
shërbej në maksimum, pasi ajo i jep ndopak kuptim jetës sime.”
Mirëpo, kur është në pyetje se a do e rinis karrierën
muzikore, Vera na veçon: “Nga shtatori kam ndërmend të bëj një këngë, e kjo
ndoshta do jetë dhe fillimi i ndonjë pune”. Këtë rikthim ajo e bën falë
kërkesave të mëdha të adhuruesve, të cilët me patjetër duan ta shohin atë Verë
të buzëqeshur, me këngën në gojë e në zemër.
Me këtë veprim, Vera Laçi na tregon se është një grua e fortë
karshi fatit të caktuar nga jeta dhe se di të respektojë adhuruesit e
panumërueshëm të saj.Vera Laçi është këngëtare e njohur. Këndon që prej
viteve ’70-ta, duke i dhënë kulturës sonë edhe më tepër vlera. Ajo kryesisht
këndon këngët “e shenjta” dibrane, bashkarisht me Lirie Rashën, Qerim
Sulën, Saje Poleshin, Dritan Jasharin e shumë artistë të mëdhenj. Ka edituar
një mori këngësh popullore, bashkëpunime, albumet: “Stop helmimet”,
“Oj Xhemile” 2009, por edhe klipe. Jeton dhe vepron në Tiranë.
Në vitin 2009, Vera Laçi publikon albumin “Oj
Xhemile”.
Më datë 2 Qershor 2014, Hysni Lala publikojnë videoklipin
“Të Humbur Dërgoni Lajme”, në bashkëpunim me Vera Laci, Irini Qirjako
& Dionis Delia.
Më datë 30 Qershor 2014, Vera Laçi publikon videoklipin
“Lotët Mos M’i Fshini”.
Më datë 17 Qershor 2016, Vera Laçi publikon videoklipin
“Fatit Mos Ju Anko”
Vera Laci, mbreteresha e kenges dibrane
Read Time:2 Minute, 8 Second