Në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë më 18-20 nëntor 2016, bashkë me qindra bashkëatdhetarë ishte edhe Selim Turhan Rusi. Në të vërtetë, ky Samit u ideua pikërisht në “Shtëpinë e Bardhë” të biznesmenit Sel Rusi në Nju Jork, afro dy vite para se ai të mbahej. Pas takimeve që kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe lideri kosovar Hashim Thaçi patën me zyrtarë amerikanë, të Kombeve të Bashkuara dhe me bashkatdhetarët tanë, morën pjesë në një darkë private nga Sel Rusi, një nga biznesmenët më të njohur shqiptarë në Amerikë dhe dhe aktivist i njohur në komunitet.
Shtëpia e tij madhështore në Staten Island të New York-ut, e cila njihet edhe si “Shtëpia e Bardhë” (e pagëzuar me këtë emër nga Znj.Hillary Clinton) pati mikpritës veç kryeministrit shqiptar, edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Musa Xhaferin, zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë, Teuta Arifin, kryetaren e bashkisë së Tetovës, etj.
Familja Rusi dhe aktivistët patën një bashkëbisedim të frytshëm me dy liderët shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi për zhvillimet politike dhe ekonomike në dy shtetet shqiptare, Shqipëri e Kosovë.
Mysafirëve u uroi mirëseardhje babai i vëllezërve Sel, Ilirjan dhe Benjamin Rusi, z. Turhan Rusi, i cili shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe mysafirëve të tjerë në shtëpinë e familjes së tij. Media shqiptare e përcolli këtë pritje si një eveniment të veçantë edhe për faktin se për herë të parë u fol për mundësinë e mbajtjes të një Samiti të Diasporës në kryeqytetin shqiptar, me pjesëmarrjen e ajkës të inteligjencës dhe burrërisë shqiptare. Në atë Samit, biri i shquar i Dibrës, Selim Turhan Rusi, pati kurajon t’i kërkonte qeverisë shqiptare angazhimin konkret për Rrugën e Arbërit, duke shprehur njëherazi mbështejen e gjithanshme të diasporës për këtë projekt jetik për Dibrën dhe viset shqiptare të Maqedonisë.
HISTORIA E TURHAN RUSIT, MIK I TRE KRYEMINISTRAVE SHQIPTARË
Turhan Rusi, ndonëse në moshën 84 vjeçare, ka një memorie dhe rrjedhshmëri logjike në rrëfimin e ngjarjeve, për t’u patur zili. Veç të tjerave, ai ruan dhe një arkiv me foto interesante, që flasin shumë për veprimtarinë patriotike të Familjes së shquar Rusi, jo vetëm nëdy Dibrat, pornë gjithë Shqipërinë dhe diasporën shqiptare në Amerikë e Turqi. Pinjolli i kësaj familje emërndritur në historinë tonë kombëtare, ka një histori të dhimbshme në rininë e tij të herëshme. Megjithëse ka provuar kalvarin e vuajtjeve në burgjet serbe, ai kurrë nuk u mposht përpara torturave më mizore të eksponentëve të UDB-së për ta rekrutuar në gjirin e saj dhe për ta përdorur kundër Shqipërisë mëmë. Pushteti represiv serbo-maqedonas që i kishte konfiskuar pasurinë e trashëguar nga Familja nëDibër të Madhe, që i kishte burgosur vëllain, Qaniun, me akuzën absurde të organizatorit të një grupi për të ikur në Shqipëri, më 1964 do ta burgoste edhe atë vetë, duke e vënë përpara hetuesisë speciale, sipas nenit të famshëm 101 të Kodit Penal tëish-Federatës Jugosllave, me akuzën e bashkëpunëtorit të Sigurimit Shqiptar. E liruan pasi nuk arritën ta rekrutonin si agjent të UDB-së…dhe pas këtij kalvari ai lë vendlindjen, për tu vendosur fillimisht në Romë, ku punoi për gjatë gjithë vitit 1969 si shofer ikonteshës Atoliko, ndërsa që nga viti 1970 emigroi në SHBA, ku ndërtoi me mund, dije e përkushtim “perandorinë ekonomike”, në dobi jo vetëm të Familjes Rusi, por pothuasje të gjithë farefisit e komuniteteve shqiptare në Nju Jork, Florida, Dibër të Madhe, Homesh e Peshkopi, në Shkup, Strugë, Durrës e Prishtinë. Mjafton për të “përligjur” këtë parajsë të kësaj familje, qoftë edhe fakti që sot ajo posedon 12 kompani të fuqishme biznesi në gjithë Amerikën, ku punojnë dhe mirëpaguhen 12.000 punëtorë, nga të cilët 3000 shqiptarë.
Brenda këtij bilanci mjaftë pozitiv është edhe kontributi i tij në ndihmë të vendlindjes e të Shqipërisë mëmë. Jo pa qëllim, evidentuam nga arkivi i tij i fotografive, tre më interesantet, ku Turhan Rusi pozon në krah të kryeministrave shqiptarë Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama. I ka takuar në Nju Jork e Tiranë dhe i ka mirëpritur në “Shtëpinë e Bardhë”, të tre liderët historikë shqiptarë, të së majtës dhe të djathtës, me qëllimin e vetëm për të marrë prej tyre premtimin për ndërtimin e Rrugës së Arbërit dhe për t’i kushtuar më shumë vëmendje Verilindjes e veçanërisht Dibrës së lënë në harresë. Ndjen keqardhje për mosmbajtjen e premtimit në kaq shumë vite, por edhe është optimist se kreu aktual i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, pas fitores plebishitare dhe mbështetjes që i dhanë dibranëtnë zgjedhjet e fundit, do ta ketë prioritet dhe do ta bëjë realitet ndërtimin e Rrugës së Arbërit, brenda 35 muajve, duke filluar nga shtatori i këtij viti.
KEQARDHJE PËR SHTREMBËRIMIN E TË VËRTETAVE HISTORIKE
Njëherësh me optimizmin për mundësinë e ndërtimit tëRrugës së Arbërit, Turhan Rusi shpreh keqardhjen legjitime për shtrembërimin në mjaftë raste të të vërtetave historike, nga shkrues të historisë në Tiranë, Dibër, Shkup e gjetkë…Ndërsa vlerëson dekorimin e disa personaliteve me rastin e 110 vjetorit të themelimit të klubit “Bashkimi Dibran” nga ish-Presidenti i RSH, Bujar Nishani, me Urdhërat “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh” e “Për merita të Veçanta Civile”, ai me të drejtë shpreh indinjatën për mosvlerësimin e patriotit Riza Rusi, ish-kryetar i Klubit “Bashkimi Dibran”. Ky kolos i mendimit dhe veprimit progresist, njëherësh dhe njohës i mirë i historisë, ndalet në fakte konkrete kur është fjala për vlerësimin e të vërtetave historike. Pikërisht Turhan Rusi që para disa vitesh inicioi simpoziumin mbi Historinë e Dibrës, është zemërthyer për mosvlerësimin e kontributit të tij në këtë aspekt. Pas kundërvënieve ndaj nismës së tij, për çështjen e emërtimit të varreve të vjetra të Dibrës së Madhe, veprimtari i njohur dibran, në Amerikë, zoti Turhan Rusi, i cili tani në pension e ka ndarë jetën e tij mes Dibrës dhe SHBA, ofroi një ide për zgjidhjen e problemit, duke propozuar mbajtjen e një “Simpoziumi mbi historinë e Dibrës”, të cilin ai dhe familja e tij do ta mbështesnin tërësisht financiarisht. Por fatkeqësisht, bujaria dhe fisnikëria e tij, qëllimisht u anashkaluan nga autoritetet vendore, dhe sot është jo vetëm për të të ardhur keq, por edhe për t’u lemerisur me faktin që ende në Dibër të Madhe ekziston një rrugë me emërtimin “Armata Jugosllave”, kur shumë mirë kësaj rruge mund t’i hiqej ai emërtim dhe t’i vihej emri Rruga “Selim Rusi”. Kjo edhe për faktin se ky atdhetar i flaktë njihet në histori si bashkëpunëtor i tribunit kosovar Haxhi Zeka dhe si organizatori dhe drejtuesi i të parës ushtrie jotë rregullt shqiptare kundër Turiqisë më 1877. Po ashtu është i njohur kontributi i Selim Rusit, me arsim të lartë ushtarak, edhe në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Janë gjithashtu evidente në historinë tonë kombëtare përpjekjet e patriotit Selim Rusi për autonominë e Shqipërisë, si adjutant i Abdyl Hamidit të II, si nismëtar i thirrrjes të Kuvendit të Pejës e Kuvendit të Dibrës më 1899 dhe si president iSanxha të Dibrës. Ndërkohë, autoritetet vendore të Dibrës së Madhe, si dhe ato të Peshkopisë e Bulqizës duhet të ridimensionojnë qëndrimin e tyre edhe përsa i përket vlerësimit tëkotributit të njohur të patriotit Dalip Rusi në kryengritjen kundërosmane të viteve 1833-1845.
Këtë rivlerësim, sipas pinjollit të denjë të tyre, shqiptaro-amerikanit të mirënjohur Turhan Rusi, mund dhe duhet ta bëjnë historianë, studijues dhe shkrimtarë të njohur shqiptarë, të ndershëm e të pa përfolur më parë për tjetërsim apo manipulim të historisë – nga Dibra e Madhe, Peshkopia, Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi dhe diaspora dibrane.
Pema gjenealogjike e familjes RUSI
Një tjetër emër i spikatur i kësaj familje, publicisti dhe poeti Demir Rusi, pasi ka konstatuar deformime diletantësh, në librin e tij të botuar dhe promovuar para disa muajsh, “Ura e fjalës”, i ka kushtuar një poemë me vargje brilantë edhe pemës gjenealogjike të fisit të tij. Këtë, pasi që nëvitin 1986 ka lexuar në lidhje me prejardhjen e fisit “RUSI” nga një kandidate shkencash, po e këtij fisi, që tani nuk rron, por që sipas tij ka pasardhës dhe mund të gjejmë dokumenta që dëshmojnë prejardhjen. Të parët e këtij fisi, kanë ardhur rreth 500 vite më parë nga Siçilia për në Leskovik të Korçës. Më vonë shumica prej tyre kanë lëvizur në drejtim të Shkodrës, dhe aty mendohet të kenë qëndruar rreth 100 – 150 vite. Më vonë të gjithë janë organizuar dhe janë kthyer në vendin e tyre të origjinës, kryesisht në Siçili por edhe në Kalabri, (dhe tani fisi RUSI është i shtrirë thuajse në gjithë Italinë e Jugut. Këtë e ka kostatuar vetë në vitet kur ishte emigrant, 1993 -2001). Vetëm tre vëllezër kanë marrë rrugën dhe kanë lëvizur në drejtim të Dibrës. Njëri nga këto ështe ndalur në Homesh, Dibër; tjetri ka zënë vend në Dibër të Madhe nga buron edhe pasardhësi, Turhani e djemtë e tij. I treti është kthyer në Leskovik.
Po nga ky studim që posedonte zonja, e cila kish gjurmuar arkivat e disa vendeve ku ishte prezent mbiemri RUSI, bëhet e ditur se ata që sot janë me shumicë në Shkodër nuk janë autoktonë, por u ka mbetur ky mbiemër nga lagja me emrin “RUSI”, meqënëse këta ishin banuesit e parë të asaj mëhalle (lagjeje). Nga ky studim evidentohej edhe fakti se mbiemri RUSI është trasformuar në shumë mbiemra të tjerë, ku pasardhësit trashëgonin emrin e babait si mbiemër, si në: TASHA, ZENELI, KURTI etj. Por Turhan Rusi shkon edhe më tej, nw prejardshjen e mbiemrit Rusi, që nga osmanishtja përkthehet në “këshilltar”. Këtë pohim e gjejmë edhe në një evidence arkivore, të nënshkruar nga Lutfi Rusi, një nga personalitetet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare te viteve 1880, i cili bashkë me vëllain, Njaziun sollën librat e parë në gjuhën shqipe në Dibër të Madhe. Po ashtu historia flet për rënien e Aqif e Riza Rusit në fushën e nderit, kundër serbëve, si dhe për kontributin në ar nga Dalip Rusi për mbajtjen e Kongresit të Lushnjës, me 1920. Por, poeti, publicisti dhe biznesmeni i mirënjohur, shpreh indinjatën edhe për përgojimin padrejtësisht të Familjes Rusi në SHBA, nga pseudohistorianë, me pretendimin absurd pse paska pritur kryeministrin aktual, Edi Rama. Kjo familje, ndër më të pasurat e Nju Jorkut, është padyshim pjesë vitale e krenarisë tonë kombëtare.
FAMILJA “RUSI” NË NJU JORK, NDERI I KOMBIT TONË
Kreu i kësaj familje aktualisht është Sal Turhan Rusi, një filantrop dhe milioner nga New York-u. Nga një emigrant nga Dibra e Madhe ai është kthyer në një nga ikonat e City-t. Ka mbushur mediat amerikane pas blerjes së “Shtëpisë së Bardhë”, të pagëzuar me këtë emër nga Znj. Hillary Clinton, pas një pritje nga të zotët e shtëpisë, nga ku ajo startoi mbështetja për garën e saj presidenciale. Vila ndodhet në Staten Island, zonë elitare e New Yorkut.
Turhan Rusi dhe djemtë e tij kanë emigruar për Amerikë pas një kalvari të gjatë vuajtjesh në Dibër, rreth vitit 1970. Është për t’u theksuar se kjo familje shquhet për ndjenja të larta atdhedashurie dhe humane.
Në Dibër të Madhe, Turhan RUSI së bashku me tre djemtë, përveçse në dhjetra projekte infrastrukturore në dobi të komunitetit, kanë lënë gjurmë sidomos për ndihmat e konsiderueshme humanitare në periudha krizash. Kështu, gjatë 97-tës kur Shqipëria përjetonte krizën e fajdeve dhe kur shteti ishte pothuajse inekzistent, ndërsa ish kryekomunari i Dibrës së Madhe, z.Xhafa nuk qe në gjendje t’iu përgjigjej kërkesave që vinin nga Peshkopia, Maqellara e Bulqiza, z.Turhan Rusi, nga llogaria e rastit, trefishoi ndihmat me medikamente për spitalet e këtyre rretheve. Të njejtën gatishmëri do të tregonte bizmesmeni shqiptaro-amerikan edhe gjatë krizës kosovare, kur vuri tre dyqane në dispozicion të Drejtorisë së Çerdheve në Dibër të Madhe. Po kështu është i njohur kontributi i z.T.Rusi, i cili në bashkëpunim me drejtorin e llixhave, Z.Ollogu ndikoi në vënien e Llixhave në dispozicion të kosovarëve të dëbuar nga trojet e tyre nga pushtuesi serb, duke kontribuar me 65-70 mijë dollarë për çdo muaj. Evident është gjithashtu kontributi i kësaj familje për ndërtimin e xhamisë në Budolec, për mbulimin e xhamisë në Kojnarë, për pastrimin e varrezave etj. Po ashtu Familja Rusi ka investuar për ndërtimin e një qendre shëndetësore, të specializuar për sëmundjet e grave, ku i gjithë populli dibran, por edhe vendet perreth u janë shumë mirënjohës, pasi të gjitha ekzaminimet bëhen falas. Qendra e diagnostikimit të kancerit të gjirit “Florina Marke – Rusi” në Dibër të Madhe, është e vetmja e këtij lloji në Maqedoni dhe në Ballkan që ofron të gjitha shërbimet falas dhe me një aparaturë të sofistikuar që familja Rusi e ka sjellë nga SHBA-të.
Por ndërsa ky kontribut është i pamohueshëm, tingëllon absurd fakti që në librin e Dr.M.Hysa “Kosova e Vogël në Dibër të Madhe” ai përmendet vetëm me inicialet T.R, intrigë kjo që shkaktoi dhe reagimin e Prof.Nuri Kolecit gjatë promovimit të këtij libri, i cili pohoi se pa mbështetjen e Familjes Rusi, nuk mund të kishte kurrësesi “Kosovë të Vogël” në Dibër të Madhe.
Nga viti 2013 Sal Rusi është emëruar Konsull Nderi i Shqipërisë në New York. Ai ka një influencë të fuqishme në politikën amerikane. Në shtator të vitit të kaluar, në Gazetën “ILLIYRIA” (organ i diasporës në New York) do të publikohej lajmi se edhe znj.Clinton, kandidate për Presidente në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA, kishte startuar fushatën e mbledhjes së ndihmave pikërisht nga kjo familje, miq të së cilës janë edhe personalitete të tjera të shquara amerikane, si ish kandidati demokrat për president Al Gore dhe gjenerali Clark, mbështetja e të cilit në garën për president ka startuar po nga kjo familje.
Tre vjet më parë u mbajt një samit i madh në banesën Rusi në Dibër të Madhe, ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua me Hashim Thaçin dhe Ali Ahmetin, për të kordinuar punët e lobit shqiptar. Si organizator i këtij lobi, 84-vjeçari Turhan Rusi, aktualisht e ka përqëndruar gjithë vëmendjen tek Rruga e Arbërit. Dhe ashtu si edhe në qindra projektet e mëparshme ka besim të patundur se do t’ia dale me sukses.
Halil RAMA