Peshkopi/ 25 vite shkolla 9- vjeçare “Selim Alliu”

0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Shkolla 9-vjeçare “Selim Alliu” në qytetin e Peshkopisë festoi 25 vjetorin e saj me aktivitete të zhvilluara gjatë gjithë javës duke kulmuar me një aktivitet madhështor ditën e premte në pallatin e kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi.
Të pranishëm në aktivitet ishin personalitete të  rëndësive të ndryshme të administratës, organizatave, nxënës,  mësues dhe ish mësues të kësaj shkolle duke i dhënë një atmosferë shumë të bukur këtij aktiviteti.
Atmosfera festive e 25 vjetorit të shkollës “Selim Alliu” ndihej lehtësisht teksa kalon në bulevard ku fëmijët bënin pregatitjet e fundit. Në këtë 7 Mars ditën që në Shqipëri njihet si dita e mësuesit mësuesit e kësaj shkolle e festuan ndryshe duke dhënë një shembull pozitiv për organizimin e aktiviteve të këtij lloji.

Nxënësit e shkollës ishin organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ku përmes këngëve, valleve, poezive dhe kërcimeve i dhanë hijeshi dhe argëtuan të pranishmit.


Prej 25 vitesh kjo shkollë arriti të bëhet një nga shkollat më të rëndësishme dhe më të kërkuara nga nxënësit në qytetin e Peshkopisë.  Cilësia e mësuesve që kanë dhe po japin mësim në këtë shkollë lidhet direkt me sukseset e nxënësve duke bërë që për disa herë  shkolla “Selim Alliu” të shpallet shkolla më e mirë në Dibër dhe në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %