10 arsyet pse Dibra është vendi më i bukur i trojeve shqiptare

0 0
Read Time:2 Minute, 43 Second


Në kohën kur mediat e huaja gjithmonë e më tepër fokusohen te eksplorimi i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, theks të veçantë zënë shtigjet malore – dhe kur jemi te këto të fundit, malet më të larta dhe të pasura me florë dhe faunë ndodhen në rajonin e Dibrës. Portali Foldrejt.com, ju sqaron dhjetë vende spektakulare, se pse Dibra mbetet dhe do jetë ndër vendet më të mira për t’u eksploruar dhe vizituar, shkruan foldrejt.com.

  1. Liqenet e Lurës

Mjaftoni të keni lexuar poetin kombëtar shqiptar Gjergj Fishta, për të kuptuar bukurinë e shtatë liqeneve të Lurës. “Kush s’ka parë Lurën, nuk ka parë Shqipërinë,” shprehej, Fishta. Krahas liqeneve të Lurës ndodhen edhe Liqenet e Bulqizës – mjaft të panjohura edhe për banorët e zonës.

  1. Maja e Korabit (2764)

E llogaritur si maja më e lartë e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, 2764m, Korabi i Madh, ndodhet pikërisht në kufirin e dy shteteve të lartëpërmendura. Ngjitja deri te maja zgjat 4-5 orë.

  1. Lumenjtë Radika dhe Drini i Zi

Radika dhe Drini i Zi bashkohen në grykën e Dibrës – ku tashmë ndodhet liqeni i Spiles. Radika njihet për gjarpërimin e saj mespërmes maleve të larta karstike, kurse Drini i Zi njihet si lumi më i gjatë i Shqipërisë. Të dy lumenjtë janë simbioza më e bukur që lidh tre shtetet: Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. 

  1. Liqeni i Gramës

I llogaritur si liqeni më i madh i Korabit dhe ndodhur pranë Malit Pasqyra, kjo pjesë e rajonit të Dibrës mund të llogaritet nga shumë kush si pjesa më mahnitëse e trojeve shqiptare – pavarësisht se shumë pak persona e kanë vizituar.

  1. Ujëvarë Përroi i Thellë

Kjo Ujëvarë është më e madhja në Ballkan dhe me gjatësi deri 100 metra. Ndodhet pranë fshatit Zhuzhnjë dhe rreth dy orë larg nga Maja e Korabit. Një atraksion i vërtetë për çdo turist, duke u përmendur si ndër vendet më të bukura edhe nga media konservatore gjermane “Die Welt”. Krahas ujëvarës Përroi i Thellë ndodhet edhe Ujëvara në fshatin Rostushë – mjaft e lehtë për t’u arritur.

  1. Ujërat Termalë

Për të vërtetuar bindshëm se Dibra është e pasur me ujë, aty ndodhen edhe disa burime të ujërave termalë, si në Kosovrast, Banjisht dhe Peshkopi. Ujërat burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit.

  1. Golloborda

Kjo krahinë e Dibrës, është më pak e zhvilluara për shkak të demarkacionit të 1913 në Konferencën e Londrës. Gjithsesi, me zbutjen e kalimeve kufitare, Gollobërda është kthyer në zonë grumbullimi për shumë adhurues të maleve, duke ngjitur majat e Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë.

  1. Sina e Skëndërbeut

Përveç bukurivë përrallore, Dibra të ofron edhe historinë e lashtë – që nga Rruga e Arbrit deri te vendlindja e heroit më të madh të historiografisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skëndërbeut – që ndodhet në fshatin Sinë. Në këtë fshat ndodhet edhe një muze për ndër të Skëndërbeut.

  1. Rruga e Arbrit

Një ndër arteriet që lidh kërthizën e Shqipërisë Dibrën me kryeqendrën e saj – Tiranën.

Ura e Vashës – pranë Rrugës së Arbrit
  1. Koxhaxhik, Galiçniku, Lazaropole

Dibra ka edhe fshatra të nacionaliteteve tjera si Koxhaxhikun me turq, ku ndodhet edhe muzeu i Ataturkut, për nder të gjyshërit të tij, si dhe Galiçniku dhe Lazaropole, të banuara nga sllavët dhe të cilësuara si fshatrat më të bukur të Maqedonisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %