Nga: Samet Zagradi
Dibra ndodhet në verilindje të Shqipërisë, në një terren pothuajse malor. Ajo shtrihet në dy anët e Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje me malin e Korabit, mali me i madh në Shqipërisë dhe në perendim nga vargmalet e Lurës. Eshtë një zonë ku zoti është treguar shumë bujarë me bukuritë dhe resulset natyrore të cilat Dibra posedon. Pervec këtyre bukurive banorët fisnikë të kësaj zone kanë fatin e mirë të jetojnë në një vend të bekuar nga zoti por fatin e keq që në këtë krahinë politika është bërë pengesë e zhvillimit total të kësaj zone. Pavarësisht këtij fakti kjo zonë patjetër duhet vizituar për të parë dhe shijar nga cdo aspekt që e bën Dibrën kaq tërheqëse. Natyrisht lind pyetja, përse duhet të vizitohet Dibra dhe cfarë të vecante ka atje?
Mikpritja Dibrane:
Prefiksi i të gjithë dibranëve prej brezash mbetet mënyra unikale për respektin dhe menyren se si pritet një mik. Ndoshta ndryshe nga vendet e tjera në Dibër miku pavarësisht rëndësisë apo situatës ekonomike pritet akoma si që moti, me nderime dhe respekt mjaftë të vecantë. Shtëpia e Dibrës në fillim është shtëpia e mikut më pas e zotit të shtëpisë. Miku në Dibër mbetet gjithmonë ai më kryesori, madje sipas disa historive të vjetëra një zojnë sakrifikoi fëmijën e vogël duke i dhënë ushqimin mikut si shenjë vlerësimi për atë që shkeli pragun e derës. Përvec miqve personal, familjarë personat që nuk janë nga Dibra ndihen si në shtëpi pasi në tërësi dibranët njihen si njerëz bujarë dhe të besës. Bukë e kripë e zemër të bardhë është shprehja ilustruese që tregon se Dibra din si ta rrespektojë miqtë por kjo shprehje edhe në ditët e sotme vlen po ashtu si shumë vite me parë.
Ushqimet tradicionale:
Të parezistueshme, mjaftë të vecanta dhe cfarë është me e rëndësishmet ushqimet tradicionale të Dibrës janë plotësisht bio. Ndoshta disa nga ju vetëm keni dëgjuar dhe nuk keni pasur rastin të provoni të famshmet “Jufka me pulë” apo “Flinë me renda” dy nga ushqimet më tradicionale të zonës tonë. Disa ushqime tjera që ju këshillojmë të kërkoni sa herë rruga tu sjell në Dibër janë Brijani, Sheqerparja, paca etj. Dibra gjithmonë ka pasur një kuzhinë të vecantë që besoj cdokush që ka qenë të paktën një herë në Dibër. Amvisat dibrane nuk harrojnë traditën duke e trashëguar nga një brez në tjetrin. Byrekët, zahiretet e dimrit, sallatat, pastramaja e shumë ushqime të vecanta do keni nderin ti provoni vetëm në dibër.
Produktet Bio:
janë karakteristike të zonës së Dibrës. Natyra është treguar bujare me terrenin ku kjo zonë shtrihet. Të famshet “Mollët e Dibrës” që janë mjaftë të njohura në të gjithë shqipërinë kanë një shije që rrallë produkt tjetër I njëtë ka. Rritur larg pesticideve këto produkte të zonës si patatja, gështenja, arra, lajthia perimet e shumë të tjera mbajnë një aromë dhe shije mjaftë të mirë. Produktet e bulmetit në këtë zotërojnë cilësinë e parë dhe janë mjaftë të kërkuara kudo. Djathi, gjiza, qumështi dhe nënprodukte të tjera të qumështit si dhe ato të mishit kanë origjinën tërësisht natyrale që kohët e fundit sa vijën e bëhen më të rralla. Mjalti I dibrës është mjaftë I kërkuar edhe jashtë territorit ku është vlerësuar në cilësinë më të mirë nga ekspertët e fushës. Fabrika e lëngut të mollës bio në Tomin të qytetit Peshkopi dhe suksesi në tregun vëndas është dëshmia e suksesit dhe e cilësisë së produkteve tona.
Turizmi malor:
Dibra njihet si një zonë me një reliev të thyer që të jep mundësinë perfekte që të zhvillohet turizmi malor. Lura dhe mali I Korabit janë dy nga vendet kryesore që patjetër duhen vizituar. Lura me shtatë liqenet e saj të famshme ka bërë që ai vend të jetë një nga vendet kruyesore që duhet vizituar nga turistët. Mali me I lartë në Shqipëri, mali I Korabit kohët e fundit është bërë një destinacion mjaftë I mirë turistik nga shumë tursitë të huaj që frekuentojnë ture disa ditore. Pamja përrallore që të shfaqet kur ti ngjitesh më majën më të lartë është me të vërtetë mahnitëse. Destinacion tjetër mjaftë interesant është Selishta, Bulaci bjeshkët e Gramës, të Ilnicës e shumë të tjera. Në territorin e Dibrës kalon dhe lumi më I gjatë në Shqipëri që mund të përdoret për turizëm dhe për ushtrimin e sporteve si rafting. Ciklizmi malor është një tjetër sport që po lulëzon kohët e fundit në rrugët nacionale ndërsa sporti I alpinizmit që ka qenë traditë historikisht në këtë zonë.
Kultura Dibrane:
Aspektet kulturore në zonën e Dibrës janë mjaftë të pasura dhe unike nga të gjithë zonat e tjera. Traditat, zakonet, veshjet, valet, muzika, leksiku e shumë aspekte të tjera e bëjnë këtë zonë mjaftë të vecantë. Mjaftë të vecanta janë Odat Dibrane dhe diskutimet që ndodhin në këto oda. Duhet një mprehtësi prej dibrani që këto fjalë të kuptohen dhe të përthithen nga pjesa tjetër e dëgjuesve, kjo tregon mjaftë qartë zgjuarsinë që këto banorë kanë pasur dhe kanë akoma. Këngëtarë të mëdhënj si Arif Vladi, Lirie Rasha, Vera Laci actor si Behar Mera, Genci LLeshi e shumë të tjerë janë tregues të saktë të trashëgimisë kulturore.
Natyra:
Zoti është treguar bujar më natyrën që kjo zonë ka. Kjo zonë është universal ku mund të gjesh cfarë ti kërkon. Male, fusha, lumenj bimë të ndryshme që vetëm zona e Dibrës I zotëron. Parqet kombëtare, bjeshkët e pafund, bëmësi dhe aspekte të tjera natyrore bëjnë këtë vend kaq të vecantë. Ujrat termal të Llixhave janë një tjertër factor fitimprurës I kësaj zone. Llixhat në Peshkopi kanë ujin më të nxehtë dhe më kurativ në ballkan, thuhet nga ekspertët e kësaj fushe. Bimët medicinal që gjinden lart në bjeshkë përvec vlerës së padiskutueshme që kanë shërbejnë ndryshe edhe si një mënyrë jetese për banorët e zonave malore të Dibrës, kryesisht në Peshkopi. Ajri dhe uji janë mjaftë të pastër dhe të freskët.
Arkitektura:
Mjaftë e vecantë është edhe mënyra se si mjeshtat endërtimit në dibër kanë ndërtuar ndërtesat e tyre. Një nga fshatrat që me fanatizëm ka ruajtur traditën e ndërtimit më gur është fshati Rabdisht ku cdo cep I fshatit është I shtruar me kalldrëm dhe shtëpitë e forta me gur. Kullat e larta të të vjetërve tanë, si ajo në Sohodoll, kulla e Dine Hoxhës në Muhurr janë dëshmi e gjallë që merklinjtë e ndërtimit kanë qënë vite që janë në Dibër kulla e Lulzim Hupit në Bulqizë. Pavarësisht luftërave të shumta këto kulla akoma qëndrojnë në këmbë duke treguar fortësinë që ato kanë pasur që kur janë ndërtuar.
Historia:
Historia nuk ka qënë aq bamirëse me Dibrën pasi ka qënë për një kohë të gjatë e pushtuar nga pushtuesit. Ushtria sërbe duke u bazuar në pozicionin gjeografik e ka përdorur Dibrën si rrugë për dalje në det duke pasur luftëra. Figura si Elez Isufi, Cen Elez, Suf Xhelili, kanë qenë në ball të mbrotjes së atdheut. Disa nga trimat Dibranë kanë qenë pjesë e nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë sic ka qënë dhe Don Nikoll Kacorri. Dibra ka një histori të larmishme dhe të hershme, duke kujtuar që heroi jonë Kombëtar sipas historianëve vëndlindjen e ka në fshatin Sinë të Dibrës. Të shumtë janë emrat, ngjarjet, datat dhe veprat që dibra dhe dibranët kanë bërë në një pëerjudhë të gjatë kohore.
Bulevardi i Blinave:
Në vitin 1967 nisi puna për ndërtimin e bukevardit kryesor dhe që është symbol I peshkopisë. Që në atë kohë u bënë sistemimet e duhura, u vendosën drita neoni dhe u mbjellën në dy anët e saj pemë të blinave. Blinat janë vecantia më e bukur e këtij qyteti dhe kjo shëtitore e ka emrin “Shëtitorja e Blinave”. Ajo është rreth 600 metër dhë në dy anët e këtij bulevardi janë vendosur institucione kryesore, bare dhe restorante, hotele e pjesë të tjerë të shërbimeve. Gjatë verës së vitit 2016 nisën punimet për ndërtimin dhe kthimin e bulevardit në pedonale pritej ti jepet një fytyrë e re këtij bulevardi. Gjatë verës kryesisht ky boulevard shërben si vënd për të shëtitur dhe për të kaluar një pasdite ndryshe.
Llixhat e Peshkopisë (ujrat termale):
Llixhat e Peshkopisë ndodhen rreth 1.5 km larg qëndrës së qytetit. Ato buronjë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me nje temperature 35-43.5 gradë celcus dhe me nëj prurje prej 14 litrash për second. Ato kanë përmbatje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugës së frymëmarrjes si astma bronkiale, bronshite, reomatizmi, diabeti, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjenekologjike. Sipas specialistëve ujrate llixhave të qytetit Peshkopi janë më të nxehta dhe si rrjedhojë janë më efektivë në shpejtësinë e shërimit të sëmundjeve.
Dibra ka një miljon arsye përse duhet vizituar, pra me fjalë më të thjeshta nuk mjaftojnë dhjetë arsye. Ajo është një zonë e bekuar nga zoti dhe e mallkuar nga qeveria. Investimet e munguara janë bërë shkak që zhvillimi ekonomik të jetë më I vonuar se në qytetet e tjera duke bërë që të mungojnë investimet në rrugë e ma gjerë. Rruga sjell zhvillim dhe në qoftë se do ta kishim këtë fat, Dibra do ishte shumë më ndryshe nga ca është.